Republika e Kosoves

Lipjan

 

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit- “Kanceri i gjirit mund të shërohet, mjafton të zbulohet me kohë”!

2021/10/04 - 11:17

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, gjegjësisht sektori diagnostikues Radiologjisë, ofron shërbimin e Ultrazërit të gjirit (pa pagësë) çdo ditë pune duke filluar nga ora 8:00 mëngjes deri në 11:00 ( prej 11:00 pastaj është shërbimi i Rtg për pacientët Covid-19 pozitiv apo të dyshuar në COVID-19.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Merita Bytyiqi ka thënë se edhe në këtë vit sikurse edhe në vitet e kaluara në kuadër të muajit Tetor, muaji rozë – ndërgjegjësim për kancerin e gjirit, Komuna e Lipjanit ka qenë në mbështetje morale edhe profesionale në kuptimin e ngritjes së nivelit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të komunitetit në këtë rast gra, në formën e mbajtjes së ligjëratave edukuese, e shumë aktivitete tjera për zbulim dhe diagnostikim sa më të hershëm dhe për parandalim!
Drejtoresha Merita Bytyqi po ashtu u ka bërë thirrje gjitha grave të cilat kanë dyshime apo janë të ekspozuara faktorëve të rrezikut, të mos hezitojnë të lajmërohen në QKMF!
Së bashku, jemi më të fortë!