Republika e Kosoves

Lipjan

 

Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

2020/10/16 - 3:31

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme i është bashkuar aktivitetit të Grupit të Grave Deputete në Lipjan për të dhëne një mesazh “Së bashku ja dalim”, në shenjë solidarizimi tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar se ne e ndjejmë obligim të mbështesim aktivitete të tilla sepse janë ne dobi të shëndetit te popullatës.
“Dua te theksoj se detektimi i problemeve jo vetëm shëndetësore por ne jetën e përditshme sa ma herët të detektohet një problem aq ma lehte eliminohet”, ka thënë kryetari Imri Ahmeti, duke dhënë një mesazh që ti kushtojmë me shume kujdes e vëmendje shëndetit mos ta nënçmojmë si problematikë por të jemi më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm për të diaknostifiku sa më herët sëmundje të tilla.
Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtuan edhe drejtoresha e Shëndetësisë Merita Bytyqi dhe kryetarja e Grupit të Grave deputete në Lipjan Hyra Bytyqi
Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe diagnostikimin ma të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe marrjen e masave preventive.