Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

U mbajt festivali i këngës për femijë “Lipjani Këndon”

2022/11/24 - 2:15

Në ambientet e shtëpisë së kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, në orët e mbrëmjes së djeshme u mbajtë festivali i këngës për fëmijë “Lipjani Këndon”.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky festival është një mundësi e mirë që gjeneratat e reja të shpalosin talentet e tyre në fushën e kulturës dhe këndimit, duke premtuar që aktivitetet e tilla në të mirë të fëmijeve dhe krijimi i kushteve më të favorshme për kulturën e këngës dhe valleve në qytetin e Lipjanit do të vazhdojnë të jenë prioritet i Komunës së Lipjanit.
Në garën e këngës individuale nga 9 garuese fituese doli Bora Salihu nga vlerësimi i jurisë profesionale, ndërsa nga gara e shkollave fillore të Lipjanit në këngë solistike dhe koret e shkollave, fituese doli sh.f.m.u “Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan.