Republika e Kosoves

Lipjan

 

U mbajt seanca e dytë e Kuvendit Komunal në Lipjan

2021/12/24 - 5:01

Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 2-të, mbledhje kjo në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim gjatë kësaj seance.
Fillimisht Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime në pyetjet dhe temat e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal, në të njejtën kohë Kryetari Ahmeti ka emëruar Diamant Bytyqin nëkryetar të Komunës së Lipjanit.
Pastaj u vazhdua me rendin e ditës propozim Vendimin për emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete, ku me shumicë votash Lulzim Qerimi është emëruar Nënkryetar i Komunës së Lipjanit për Komunitete.
Gjatë kësaj mbledhje po ashtu është raportuar për shpenzimet dhe të hyrat Janar- Qershor dhe Janar –Shtator 2021 si dhe është raportuar lidhur me zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Lipjanit.
Me shumicë votash në këtë mbledhje u miratua Propozim Statuti i komunës si dhe u miratuan edhe propozim vendimi për miratimin e Strukturës Organizative të Administratës së Komunës (Organogrami), propozim Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare konform marrëveshjes për bashkëpunim me IADK-në.
Gjatë punimeve të kësaj senace u shqyrtua Raporti i ZKA-së dhe PFV 2020, pastaj u diskutua rreth Planit të zbatimit dhe rishikimit periodik të planit të zbatimit të rekomndimeve të ZKA-së me 30.09.2021 si dhe raporti vjetor i punës për NJAB për vititn 2020.
Gjithashtu kuvendi sot ka miratuar propozim vendimin për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendimin për miratimin e Planit orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2022 si dhe në fund ka miratuar vendimin për formimin Komisionit përzgjedhës për përzgjedhje e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në instituionet publike edukative e arsimore të Komunës së Lipjanit.