Republika e Kosoves

Lipjan

 

U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan

2020/07/30 - 4:04

Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Daut Azemi ka mbajtur seancen e radhës ku janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa është elaburuar raporti i shpenzimeve i të hyrave Janar- Qershor 2020.

Po ashtu është miratuar propozim vendim për vënien në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Hartës Zonale të Komunës së Lipjanit 2020-2028, propozim vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës në ZK Babush i Muhaxherve dhe propozim vendim për trajtimin e parcelës kadastrale P-71409044-01745-0 në procesin e shqyrtimit publik dhe finalizimit të dokumentit të ardhëm të planifikimit hapësinor Harta Zonale e Komunës së Lipjanit.

Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: people sitting, table and indoor