Republika e Kosoves

Lipjan

 

U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan

2020/06/29 - 3:51

Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi është mbajtur seanca e radhës ku janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Është miratuar propozim vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023, propozim vendim për shpalljen e interesit publik për shpronësim të palujtshmërive në funksion të ndërtimit të rrugëve unazore në Lipjan, propozim vendim mbi miratimin e ofertës të përzgjedhur nga komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Lipjanit për parcelat P-71409028-01049-12 dhe P-71409028-01984-5, propozim vendim mbi miratimin e ofertës së përzgjedhur nga komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Lipjanit për parcelën P-71409028-01049-6.

Image may contain: 3 people, people standing
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table, living room and indoor