Republika e Kosoves

Lipjan

 

U mbajt takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

2022/09/16 - 3:44

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takimin e katërt për këtë vit.
Në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-se diskutuan për shumë çështje të interest të përgjithshëm, por me theks të veçantë u diskutuan temat që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me sigurinë e qytetarëve lipjanas. KKSB po ashtu bëri thirrje që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje mes Qeverisë dhe Sindikatave për ndaljen e grevës dhe fillimin e procesit të rregullt mësimor.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se greva është një instrument i ligjshëm sindikal dhe se komunat po sanksionohen pa dëshirën e tyre. Ai theksoi se nuk varet fillimi i procesit mësimor nga kryetarët e komunave dhe se komunat nuk janë të involvuara në këtë proces.
Kryetari Ahmeti po ashtu i njoftoi anëtarët e KKSB-së për planin e kursimit të energjisë elektrike, ku së shpejti pritet të filloj edhe ndalimi i ndriçimit publik nëpër lokalitete. Gjithashtu kryetari paraqiti edhe nevojën e krijimit të një rregullative për përdorimin e trotinetëve elektrik, kur jemi dëshmitarë se përdorimi i tyre po bëhet në masë të madhe edhe në qytetin e Lipjanit.
Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan Naser Sinani ka prezantuar raportin mbi gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Lipjanit, duke theksuare dhe bashkëpunimin e mire me insitucionet lokale.
Koordinatori i KKSB-së, Haqif Rrustemi ka prezantuar raporti për intervenimet e zjarrëfikësve gjatë kësaj periudhe. Ai tha se ka rënje prej 14% të zjarreve nëse e krahasojmë periudhën e njejtë me vitin e kaluar, mirëpo prap numri prej 95 zjarreve është i lartë për një njsi të vogël të zjarrëfikësve kur dihet edhe shtrirja territorial e komunës sonë.
Në këtë takim u diskutuan edhe tema të tjera siç janë: Propozimet e pranuara për projekte që kanë të bëjnë me sigurinë për planifikim në buxhetin e vitit të ardhshëm, sulmet kibernetike, fenomeni i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale, ekstremizmi i dhunshëm, bullizimi, problemet me qentë endacak etj.
Ky takim u përkrah nga Organizata YAHR në kuadër të projektit “Mekanizmat lokalë në parandalimin dhe përballimin e ekstremizmit të dhunshëm” i mbështetur nga OSBE – Misioni në Kosovë.