Republika e Kosoves

Lipjan

 

UNICEF-i dhuron laptop për 7 shkolla në Komunën e Lipjanit

2022/08/02 - 3:38

Në sallën e Kuvendit sot drejtorët e shtatë shkollave të Komunës së Lipjanit kanë pranuar disa laptop donacion nga Unicef.
Me këtë rast, Drejtori i Arsimit, Rasim Hasani ka falenderuar Unicef-in për këtë donacion dhe për bashkëpunimin korrekt që kanë pasur deri më tani me Komunën e Lipjanit. Ai po ashtu tha se shpreson që ky bashkëpunim i mirë mes komunës dhe Unicef-it të vazhdoj edhe në të ardhmën.