Republika e Kosoves

Lipjan

 

Urimi i Kryetarit Imri Ahmeti me rastin e Festës së Kurban Bajramit

2020/07/30 - 9:28

Qytetarë të nderuar të besimit Islam kudo që ndodheni, në emrin tim personal dhe në emër të institucioneve komunale të Lipjanit, ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke i’u dëshiruar shëndet, solidaritet dhe paqe të vazhdueshme mes vete.

Edhe në këtë kohë pandemie vendi ynë po përballet me pandeminë COVID 19, bëjmë thirrje që të respektojmë të gjitha masat dhe rekomandimet nga IKSHPK, në mënyrë që të ruajmë veten, familjen dhe shoqërinë tonë.

Gjithashtu uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, respekti për njëri- tjetrin, vullneti dhe dashuria, për një jetë më të lumtur dhe të begatshme.

Gëzuar Kurban Bajramin!
Kryetari i Komunës së Lipjanit
Imri Ahmeti

Image may contain: one or more people and people sitting
Image may contain: text