Republika e Kosoves

Lipjan

 

 

Sektori i Gjendjes Civile

Zyret e vendit të gjendjes civile në teren Babush , Janjevë, Shalë, Magure Kraishtë, Gjendjes Civile, bënë regjistrimin e aktit të lindjes , martesës dhe vdekjes lëshon dokumentacion të gjendjes civile : Ekstrakt të lindjes , certifikatë të lindjes , certifikatë të martesës , certifikatë të vdekjes , shtetësisë , vendbanimit ,certifikatë gjendjes martesore , deklaratë të bashkësisë familjare , Vërtetim nga arkivi , Akt vdekje  si dhe nxjerr Vendime për regjistrim të mëvonshëm të faktit të lindjes dhe vdekjes si Vendime për korigjim në regjistrat e gjendjes civile dhe ndërrimin dhe korigjimin e emrit personal.

Shërbimi i Gjendjes Civile funksionon në përputhje me Legjislacionin në fuqi : Ligjin për Procedurën Administrative, Ligji për gjendjen civile, Ligji për emrin personal, Ligji për Shtetësinë, Ligji për familjen i Kosovës dhe Udhëzimet Administrative  të Republikës së Kosovës.

 

Llojet e dokumenteve të gjendjes civile

1.Zyrat e gjendjes civile lëshojnë këto lloje të dokumenteve të gjendjes civile:

1.1. certifikatë e lindjes;

1.2. ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile;

1.3. certifikatë e shtetësisë;

1.4. certifikatë e martesës;

1.5. certifikatë e vdekjes;

1.6. certifikatë e vendbanimit;

1.7. certifikatë e gjendjes martesore;

1.8. deklaratë për bashkësinë familjare;

1.9. procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë;

1.10. vërtetim nga arkivi;

1.11. leje e varrimit;

1.12. dëshmi e vdekjes;

 

Dokumentet e gjendjes civile lëshohen në bazë të kërkesës së pales.