Republika e Kosoves

Lipjan

 

Sektori për Administratës të Përgjithshme

Njësia për Administrimin e Dokumenteve – Arkiva dhe shërbimet e  Qendrës  për Shërbime  me  Qytetarë  funksionon në përputhje me Legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës : Ligjin për Procedurën Administrative, Ligjin për Administrimin e Punës në Zyre,Ligjin për Arkivat, Ligjin për Financa, udhëzimi  administrativë  për organizimin  dhe funksionimin e qendrave të shërbimit me qytetarë në komuna.

 

QSHQK

Qendra për Shërbime të Qytetarëve në Komunë  funksionon me qellim të ofrimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve komunale të qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet komunikimit korrekt dhe transparent, si dhe njohjes së qytetarëve me informacionet e nevojshme, lidhur me kushtet, procedurat administrative, ligjore, afatet kohore të paraqitjes dhe trajtimit të kërkesave dhe parashtresave të qytetarëve si në formën klasike ashtu dhe përmes formës elektronike/intranetit.

Qendra për shërbime me qytetarë ofron këto shërbime:

  1. Shërbimi me qytetarë, paraqitja e kërkesave dhe ankesave dhe regjistrimi i tyre nëpër të gjitha drejtorit dhe organet komunale, Këshillimi dhe ndihma juridike administrative për plotësimin të kërkesave dhe parashtresave
  2. Shërbimet e gjendjes civile në komunë,
  3. Shërbimet e tatimit në pronë;
  4. Shërbimet për regjistrimin e bizneseve;
  5. Shërbimet kadastrale dhe gjeodezike;
  6. E-kioska- është kompjuter publik pa zyrtarë e cila ofron shërbime 24 orë për qytetarë.
  7. Si dhe të gjitha shërbimet tjera.