Republika e Kosoves

Lipjan

Përgjegjësitë

Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale ushtron përgjegjësitë që i ka komuna sipas dispozitave ligjore nga lëmi i shëndetësisë primare dhe përkujdesjes sociale:

  • Kryen punët dhe është përgjegjëse për sigurimin e ofrimit të kujdesit parësor shëndetësor si dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të qytetarëve të komunës,
  • Kryen punët në zbatimin e kujdesit shëndetësor parësor duke i dhënë përparësi masave të realizoi politikat zhvillimore lidhur me planifikimin, organizimin dhe parandaluese shëndetësore nëpërmjet konceptit të mjekësisë familjare,
  • kujdeset që komuna të realizoi politikat zhvillimore lidhur me planifikimin, organizimin, dhe financimin e kujdesit shëndetësor;
  • Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare, qendrave të mjekësisë familjare, ambulancave dhe veprimtarisë private shëndetësore,
  • Siguron përkujdesje ndaj kategorive të dala nga lufta, familjeve të dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së,
  • Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Qendrës për Punë Sociale,
  • Përkujdeset për sigurimin e strehimit për të pastrehët, 17
  • Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes shëndetësore dhe sociale në pajtim me dispozitat ligjore.