Republika e Kosoves

Lipjan

Përgjegjësitë

Kujdeset dhe monitoron funksionimin e furnizimit me ujë të pijshëm, me rrymë elektrike, funksionimin e rrjetit të kanalizimit dhe ndriçimit publik;

Kujdeset dhe monitoron funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, sipërfaqeve të gjelbëruara, të shfrytëzimit të sipërfaqeve të lira publike në pronësi të Komunës, të vendosjes së panove dhe reklamave, të parkingjeve dhe të mirëmbajtjes së varrezave,

– Kujdeset dhe monitoron mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rregullimit të qytetit dhe të vendbanimeve;

– Propozon çështjet përkitazi me rregullimin e transportit urban dhe autotaksi të udhëtarëve;

–  Kujdeset dhe monitoron funksionimin e tregjeve;

– Menaxhon projektet komunale, dhe kryen edhe punë tjera nga kompetenca e Komunës në lëmin e shërbimeve publike.