Republika e Kosoves

Lipjan

 

Elmaze Behluli

BIOGRAFIA

Elmaze Behluli u lind në Prishtinë (1984) ku edhe kreu shkollimin fillor në shkollën „Dardania“. Shkollimin e mesëm (High School) e filloi në Kanada për 2 vjet kurse 2 vjet të tjera i përfundoi në Gjimnazin „Eqrem Qabej“ në Prishtinë, drejtimin Gjimnazi Gjuhësor. Në vitin akademik 2003/2004 regjistrohet si studente e rregullt në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, përkatësisht në programin Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Studimet i përfundoi me sukses gjatë vitit shkollor 2008/2009, the morri titullin Bachelor me 240ECTS.

U punësua në vitin 2007 në SHFMU „Teuta“ në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës, si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze, pastaj nga viti shkollor 2008/2009 u punësua në SHFMU „Dy Dëshmorët“ në fshatin Dobrajë e madhe paralelja e ndarë në fshatin Poturoc dhe pasi shkolla u pavarësua ajo vazhdoi punën si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze në SHFMU „7 Marsi“ në këtë fshat deri në fund të vitit 2016. Ndoqi gjithashtu trajnime për zhvillimin profesional të saj si mësimdhënëse duke u çertifikuar në disa fusha të veprimtarisë edukativo – arsimore, si dhe  gjatë vtitit 2017 kreu trajnimin „Menaxhimi dhe udhëheqësia e shkollës‘. Në fillimin e vitit 2017 u zgjodh si Drejtoreshë në SHFMU „7 Marsi“ në Poturoc  dhe vazhdoi punën suksesshëm deri në fundvit të 2019-ës.

Janar 2020 – Dhjetor 2021, Drejtoreshë në Drejtoratin Komunal të Arsimit në Lipjan.

Aktualisht Drejtoreshë për Administratë në Komunën e Lipjanit