Republika e Kosoves

Lipjan

Profili i Kryetarit

IMRI AHMETI

Emri Mbiemri: Imri Ahmeti është i lindur me 05.08.1964 në Torinë –Lipjan.
Profesioni: Jurist i diplomuar-Universiteti i Prishtinës
Karriera e Punës : Nga 23.12.2013 Kryetar i Komunës – Lipjan. Para se te zgjidhej
Kryetar i Komunës ( dhjetor 2013) ishte deputet i Parlamentit të Kosovës. Ka ushtruar
funksionin e zv/ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Një periudhë të punës se tij ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në
kabinetin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në Kabinetin
e Presidentit të Kosovës ka ushtruar funksionin e këshilltarit politik për çështje te
pushtetit lokal. Një mandat e ka ushtruar në cilësinë e Kryeshef-it Ekzekutiv te
Komunës së Lipjanit. Para se te zgjidhej Kryeshef ka qenë shef i Inspektoratit të KK
Lipjan dhe Shef i sektorit për regjistrimin e bizneseve. Hapat e parë i ka shënuar në
Shkollën e Mesme Ulpiana në Lipjan në cilësinë profesor i lëndëve juridike.
Imri Ahmeti, aktualisht është Kryetar i Kryesisë së LDK- dega në Lipjan.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Jeton në fshatin e lindjes në Torinë- Komuna Lipjan.