Republika e Kosoves

Lipjan

VLORA LIMANI HAJNUNI

BIOGRAFIA

 

Profesioni/Edukimi: Shkollën fillore dhe Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 2001 regjistroi studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, në Departamentin e Kimisë, ku në qershor 2006 diplomoj si Baçelor i Shkencave të Kimisë. Në nëntor të 2006 regjistron studimet Master (niveli 7), në të njëjtin Departament në Drejtimin Kimi Analitike dhe Kimi e Mjedisit. Studimet Master i përfundoj në korrik të 2010 duke e marr gradën Master e Shkencave të Kimisë.

 

Karriera e Punës: Dhjetori 2010 – Dhjetor 2013 Shef i Shërbimit të Studentëve dhe Ligjëruese në Kolegjin “Pjeter Budi” – Prishtinë deri në vitin 2014. Maj 2013 pjesëmarrëse në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Menaxhim i Resurseve Ekonomike në Funksion të Zhvillimit të Vendeve në Tranzicion” Organizuar nga Kolegji “Pjeter Budi” – Prishtinë

Nëntor 2005 – Dhjetor 2006 – Kimiste në laboratorin e Analizave të ujit dhe lëngjeve në Kompaninë “BONUS” në Lipjan.

Karriera Politike: Nga 19.12.2017 Drejtoreshë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale. Në dhjetor të 2013-s u zgjodh Kryesuese e Kuvendit të Komunës, pozitë të cilën e mbajti deri në përfundim të mandatit – dhjetor 2017.

Anëtare e Kuvendi Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për tre mandate rresht (2009,2013,2017), ndërsa në zgjedhjet e 2017-s femra me e votuar në Lipjan dhe anëtare e kuvendit pa kuotë. Në zgjedhjet e fundit lokale (viti 2017) koordinatore për hartimin e Platformës Zgjedhore të LDK-së në Lipjan dhe koordinatore e Zyrës për Informim.

Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2009 dhe 2013, anëtare e grupit të ekspertëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës për hartimin Platformës Zgjedhore ndërsa në 2013 gjatë hartimit të platformës koordinatore për Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm.

Nga zgjedhjet e fundit në parti anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në degën e Lipjanit, delegate në Kuvendin Zgjedhor dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Nga 2010 anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas në Lipjan.

 

 Statusi familjar: E martuar. Nënë e dy fëmijëve

 

Vendi ku jeton: Lipjan