Republika e Kosoves

Malishevë

Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet informuese me Komunat e Republikës së Kosovës

2024/06/20 - 9:48

Në kuadër të aktiviteteve informuese për të siguruar zbatimin e obligimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Komisionerja e AIP-së znj. Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi kanë zhvilluar takim me

qëllim të informimit dhe diskutimit për rëndësinë e qasjes në informata dhe mbrojtjes së të dhënave personale, me Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, shefen e kabinetit, Blertë Krasniqin dhe zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Izet Shala.