Republika e Kosoves

Malishevë

Komiteti për komunitete në Malishevë diskutoi për gjendjen në arsim

2024/05/13 - 3:27

Sot, Komiteti për Komunitete në Malishevë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u diskutua gjendja e arsimit në komunë. Kryetari i komitetit, Amrush Helshani, drejtoi mbledhjen dhe tema kryesore ishte situata në fushën e arsimit. Anëtarët e komitetit u informuan nga drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, rreth gjendjes së përgjithshme të arsimit në Malishevë.

Drejtoresha Krasniqi raportoi për investimet që po bën komuna në infrastrukturën shkollore për të siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ajo gjithashtu diskutoi pjesëmarrjen e komuniteteve në shkolla, duke theksuar se shumica e nxënësve janë të integruar mirë dhe nuk hasin probleme etnike. Megjithatë, u shprehën shqetësime për disa raste të mos vijueshmërisë së disa nxënësve të komuniteteve pakicë.

Drejtoresha Krasniqi u bëri thirrje publike prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë, duke theksuar se mosdërgimi i tyre është shkelje e ligjit dhe e të drejtave të fëmijëve.