2024/09/19 - 3:08
Sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e parkut në lagjen Vataj të fshatit Astrazup. Marrëveshja u arrit mes Komunës së Malishevës, përkatësisht nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati dhe kryetarit të komisionit për ndërtimin e parkut, Rrahim Morina.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Malishevës do të financojë një pjesë të projektit për ndërtimin e parkut, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojnë komuniteti i lagjes. Ky bashkëpunim tregon angazhimin e ndërsjellë për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin.
Palët janë zotuar që të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij projekti, i cili pritet të ofrojë përfitime për komunitetin që jetojnë në këtë lagje dhe jo vetëm.