Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Kastrati merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në New York

2024/09/18 - 9:09

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, pjesë në ceremoninë zyrtare të “Lutjeve të Mëngjesit” në New York.

Gjatë qëndrimit, Kastrati, së bashku me Naser Nikën, Qytetar Nderi i Malishevës, zhvilloi një takim me anëtarin e Këshillit, David Carr Qytetar Nderi i Malishevës, me të cilin u dakorduan për fillimin e procesit të binjakëzimit mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island.

Kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për popullin shqiptar dhe shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje.