2024/10/17 - 7:57
Sot kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të Malishevës, atë të ndërtimit, trajtimit dhe pastrimit të shtratit të lumit nga ura e madhe në qendër të qytetit deri te ura e transitit.
Ky projekt po bëhet përmes Grantit të Performancës, ku Komuna e jonë është përfituese në mesin e pak komunave në nivel vendi, skemë kjo e financimit që përkrahet nga projekti DEMOS në bashkëpunim me MAPL.
Malisheva, do të jetë edhe më e suksesshme edhe më investuese në investime kapitale të cilat shkojnë drejtpërdrejt në mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve tanë.