Republika e Kosoves

Malishevë

NJOFTIM PUBLIK PËR ASFALTIM RRUGE NË MALISHEVË

2024/07/05 - 4:20

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, dhe jo vetëm, se nesër, e Shtunë, datë 6 korrik 2024, për arsye të fillimit të procesit të asfaltimit, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve rruga nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja me rrugën afër Gjykatës në Malishevë.

 

Kjo rrugë do të jetë e bllokuar (të shtunën, datë 06.07.2024) nga ora 06:00 deri në përfundimin e tërësishëm të procesit të asfaltimit të kësaj rruge, gjatë ditës së nesërme.

 

Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të kësaj rruge në këtë fazë të punimeve.