Republika e Kosoves

Malishevë

Të merrni pjesë në zbulimin e OBELISKUT të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”, më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në majen e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë

2024/06/19 - 8:36

KOMUNA E MALISHEVËS

FTESË!

Të merrni pjesë në zbulimin e OBELISKUT të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”, më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në majen e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe , dhe 25 vjetorin e përfundimit të suksesshëm të transmetimit të programeve të Radios “Kosova e lirë”(21 qershor 1999), ju ftojmë të merrni pjesë në zbulimin e OBELISKUT të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”, më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në majen e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë.

Me këtë rast, do të mbahet një program kulturo – artistik me këngë të bukura shqipe.

Mirë se vini!