2024/11/26 - 4:48
U mbajt konsultimi i dytë për Draft- Rregulloren për Transparencë dhe dokumentet përcjellëse ku u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi. Në këtë konsultim asistuan edhe përfaqësuesit nga OSCE, për Komunën e Malishevës, Salih Elshani dhe Sead Raba.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të mediave, OJQ-ve lokale, zyrtarë të ekipit komunal, drejtorë të drejtorive dhe përfaqësuese të sektorëve .
Salih Elshani nga OSCE ofroi mbështetje të praktikave më të mira për zbatimin e përgjegjësive të Rregullores dhe Planit të Veprimit për Transparencë, nga institucionet komunale, që nga ekzekutivi, kuvendi, drejtoritë dhe sektorët si dhe rëndësinë që shfaq trasparenca për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve si dhe pjesëmarrëja e tyre në vendimmarrje
Ndërsa përfaqësuesi nga Zyra për Komunikim me Publikun në Komunën e Malishevës, tregoi për procedurat që ka kaluar drafti i rregullores për transparencë, si dhe ndryshimet e plotësimet që do të funksionalizohen me shtimin e disa ligjive dhe udhëzimeve në këtë draft-rregullore, ku do të ndikojnë në efikasitetin e përmbushjes ligjore dhe llogaridhënies.