Republika e Kosoves

Malishevë

Kadastri

Emri: Bashkim

Mbiemri: KRASNIQI

Ditëlindja: 28.01.1987

Vendlindja: Tërpezë, Komuna Malishevë

Statusi martesor: I martuar

Profesioni: Master i Shkencave Juridike

Numri i telefonit: 045 222 337

E – mail adresa: bashkim.krasniqi716@gmail.com

Karriera e punës: 2010 – 2016, Mësimdhënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës”  Malishevë;

Janar 2017 – Janar 2018, Zyrtar Ligjor në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Shërbime Pronësoro-Juridike Malishevë

Karriera politike: Nga viti 2014 Kryetar i Nisma Për Kosovën  (Nisma Socialdemokrate) Nëndega Tërpezë

 

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

  • Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e hartave orto–foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
  • Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore;
  • Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
  • Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
  • Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim;
  • Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
  • Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e shpronësimit dhe kryen procedurat rreth shpronësimit të tokës;
  • Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa;
  • Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale;
  • Zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve;
  • Bënë korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
  • Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
  • Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për komunën;
  • Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm;
  • Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje;
  • Bënë vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshmërive;
  • Lidhë kontrata mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore;
  • Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të komunës dhe mbanë evidencën për to;
  • Shtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror;