Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Malishevë

1 i shëruar dhe 1 rast i ri me covid brenda 24 orëve në Malishevë

2021/11/12 - 4:25

Malishevë, 12 nëntor

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe është regjistruar një rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Instituti Rajonal i Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri në sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 2766, prej tyre 2680 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid është 1 person.