2021/01/12 - 4:16
Malishevë, 12 janar
Në territorin e Komunës së Malishevës, sot janë regjistruar edhe 4 raste të reja me covid-19, këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani janë regjistruar 600 persona me covid-19, prej tyre 492 persona janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 72 persona.