Republika e Kosoves

Malishevë

6 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid sot në Malishevë

2021/04/03 - 3:18

Malishevë, 3 prill

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikim e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si nga komunikimi me rastet ne rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 952 raste, prej tyre 831 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 74 persona.