Republika e Kosoves

Malishevë

Anëtarët e Komisionit për kompaninë “Ekoregjionit”, takuan përfaqësuesin e Bordit, Muharrem Morinën

2019/06/24 - 3:44

Malishevë, 24 qershor

 

Kryesuesi i Komisionit nga Kuvendi Komunal i Malishevës, për Kompaninë e “Ekoregjionit”, Burim Bytyçi me bashkëpunëtorët, Ilaz Krasniqin dhe Nebih Bibajn, takuan anëtarin e Bordit të kompanisë “Ekoregjioni”, Muharrem Morinën,  ku biseduan për verifikimin e dokumentacionit, të kompanisë si: Planin Vjetor, raportet dhe çështje tjera me interes të përgjithshëm për qytetarët.

Në mbledhjen  e  I ( parë ) të jashtëzakonshme  të Komisionit për Kompaninë “Ekoregjioni” njësia në Malishevë për  vitit 2019, u kërkuan edhe informacione shtesë për punët që kryhen nga kompania, oraret që kanë, por edhe  për të ardhmen që të bëhet një lobim më i madh për qytetarët dhe bizneste rreth çështjes së grumbullimit të mbeturinave  si dhe t’i kushtohet një përkujdesje më e veçantë deponive me mbeturina inerte dhe atyre me eshtrash kafshësh, të cilat janë ndotës të ambientit dhe ujërave nëntokësorë, ku u kërkua që deponive të tilla,  në të ardhmen t’u bëhet edhe izolim, se vetëm kështu mbrohet  shëndeti i qytetarëve.