Republika e Kosoves

Malishevë

Apel për kujdes të shtuar dhe mbrojtje nga zjarret

2018/06/14 - 10:26

Bazuar në dispozitat nenit 17 pika g e ligjit për vetëqeverisjen lokale, nenit 82 të ligjit për procedurë administrative, nenit 20 të ligjit për mbrojtje nga zjarri Nr 04/L-12 si dhe udhëzimit administrativ numër 26/2008, neneve 7, 8 dhe 16 lidhur me përdorimin e materieve  piroteknike (fishekzjarrëve, petardëve, raketave dhe mbushjeve tjera shpërthyese), Drejtoria për Mbrojtje dhe  Shpëtim lëshon këtë:

 

K O M U N I K A T Ë     S E N S I B I L I Z U E S E

 

Me që kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe sezonin e korrje shirjeve përmes kësaj komunikate apelojmë të qytetaret që të rrisin kujdesin sidomos ne aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

 

  1. Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura me qellim të pastrimit të mbeturinave për shkak se shpesh dalin jashtë kontrolli dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
  2. Mos ndizni hamullishtat (stërnishtat) grunore.
  3. Gjatë piknikëve të ndryshme në bjeshkët tona shmangni maksimalisht përdorimin e zjarrit të hapur në natyrë (mos e lini të ndezur fikeni dhe mbulojeni me dhe) shpesh erërat kanë aktivizuar.
  4. Gjatë korrjeve aplikoni masat e nevojshme për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve (prodhuesit dhe kombajneret do njoftohen me kohë lidhur me masat).
  5. Gjatë festave të ndryshme ( dasmave ) mos përdorni fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike të cilat shumë lehtë mund të shkaktojnë zjarre dhe të lëndojnë  njerëz.
  6. Kujdes gjatë sistemimit të ushqimit të bagëtisë: vendoseni sa me larg objekteve tuaja për sigurinë e jetës dhe pasurisë  suaj.
  7. Maksimalisht kujdes me fëmijët të cilët vijnë shumë lehtë deri të shkrepëset dhe mjetet tjera që prodhojnë flakë.
  8. Mos hidhni cigare të ndezura nga automobili juaj.

 

Të gjitha pikat e  cekurat me lartë janë veprime që do të kontribuonin në zvogëlimin e rasteve  dhe zvogëlimin e rrezikut për jetën, pasurinë dhe ambientin tonë dhe janë të ndalura andaj kontribuoni edhe ju si qytetarë të Malishevës në parandalimin e këtyre dukurive negative.

Për çfarëdo rasti të zjarreve, mund të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112.

“ Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj”