Republika e Kosoves

Malishevë

Argjend Thaçi zgjedhet kryesuesi i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave

2023/06/06 - 3:22

Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave, sot mbajti mbledhjen e -I- (parë) të   rregullt, ku zgjodhi për kryesues të Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave  të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçin.

Ai bashkë me anëtarët e komisionit, diskutuan hapat që parasheh rregullorja për këshillat zgjedhor lokal të fshatrave e ku do të janë 22 Bashkësi Lokale, në territorin e Komunës së Malishevës,  njëherit përcaktuan edhe orarin e njoftimeve për  takimet me qytetarët për procesin zgjedhor që pritet të filloi  kah fundi i muajit qershor.