Republika e Kosoves

Malishevë

Atletët malishevas, kthehen me pesë medalje

2019/06/24 - 10:48

Klubi i atletikës “Malisheva”, në mitingun e tretë të hapur që u mbajt në Mitrovicë, fitoi 5 medalje.

Në një konkurencë të fortë, atletët tanë dëshmuna përgatitje të lartë fizike dhe profesionalizëm, nën udhëheqjen e  Ardian Mazrekut.

Medaljet e fituara janë: 2 të arta, 1 të argjend dhe 2 të bronzta në të dy konkurencat të meshkujve dhe femrave si dhe  në shtegun e vrapimit nga 400 m deri në 3000 m.
Fituesit janë:
Arbnore Berisha vendi i parë 3000 m
Lek Mazreku vendi i parë 400 m
Enis Bytyqi vendi i dytë 400 m
Olti Bytyqi vendi i tretë 400 m
Arlind Morina vendi i tretë 3000 m

Krijimi i infrastrukturës sportive, ka ndikuar edhe në cilësinë e sportit, ka rritur konkurueshmërinë si brenda dhe jashtë vendit të sportistët tanë.