Republika e Kosoves

Malishevë

Begaj dhe Krasniqi, pritën në takim pune Kryeshefin Ezekutiv të AKK-së, Avni Ahmetin me bashkëpunëtorë

2020/09/16 - 10:56

Malishevë, 16 shtator

 

Në takimin e sotëm, në mes, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, që përfaqësohej nga  Kryeshefit Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, u bisedua për  aktivitetet konkrete për implementimin e këtij projekti “Modernizimi i Kadastrit” edhe  në Komunën e Malishevës, projektit si aktivitet kryesor ka rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, nga të cilat mund të përfitojë edhe Komuna e Malishevës.

Për këtë arsye, respektivisht, me qëllim të diskutimit rreth fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të konkretizohej edhe me identifikim të hapave konkret, sot është mbajtur ky takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Kryetarit të Komunës së Malishevë z. Ragip Begaj, si dhe drejtorit  të Drejtorisë për Gjeodezi  dhe Kadastër, Bashkim Krasniqi, me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar edhe mbi të gjeturat e raportit të monitorimit të punëve kadastrale të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale.

Në fund të dyja palët u zotuan për bashkëpunim dhe përmbyllje të këtij projekti kompleks por shumë i domosdoshëm për të ardhmen  e qytetarëve tanë.