Republika e Kosoves

Malishevë

Debllokohet një rrugë në Turjakë

2019/06/25 - 3:46

Malishevë, 25 qershor 

Në kuadër të intervenimeve për pastrimin dhe debllokimin e rrugëve, si dhe intervenimeve tjera urgjente, sot ka filluar debllokimi i rrugës së lagjes së Berishëve, në fshatin Turjakë, e cila ishte bllokuar si pasojë e reshjeve të fundit. Largimin e dheut nga kjo rrugë e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i inspektoratit, Dibran Kastrati, si dhe kryetari i fshatit Haxhi Kastrati.

“Jemi duke punuar intensivisht në eliminimin e të gjitha problemeve të shkaktuara, si pasojë e reshjeve të mëdha të ditëve fundit. Në mesin e shumë dëmeve, sidomos në infrastrukturë, edhe kjo rrugë e lagjes së Berishëve, është bllokuar dhe është pamundësuar qarkullimi”, tha nënkryetari  Berisha.

Rruga e kësaj lagje, është mbuluar me një sasi të madhe të dheut që shiu i rrëmbyeshëm e ka bartur nga arat në rrugë dhe qarkullimi i veturave ka qenë i pamundur.