Republika e Kosoves

Malishevë

Dezinfektohen Klinika “Gëzimi” dhe një shtëpi në Banjë

2020/06/30 - 3:48

Malishevë, 30 qershor

Kompania “Zonaparka”, zbatuese e projektit për dezinfektim, sot  nënmbikqyrjen e përgjegjësit, Halit Mazreku, nga sektori i mbrojtjes për shpëtim si dhe  të inspektorëve, nga inspektorati komunal i Malishevës, kryejnë  dezinfektimin e Klinikës “Gëzimi” në qytetin e Malishevës si dhe kësaj  klinike nga inspektorët qendror e lokal i pezullohet aktiviteti për kohë të caktuar, pasi një nga punëtorët mjekësorë ka dalë pozitiv.

Po ashtu u bë edhe dezinfektimi i një shtëpie në fshatin Banjë, pasi sipas IKSHPK-së dhe masave mbrojtëse nga COVID-19, që  një ndër masat është edhe dezinfektimi i objektit  të banimit pasi  mbrëmë, ka ndërruar jetë personi, që kishte edhe sëmundje tjera, jo vetëm i prekur nga COVID-19.