Republika e Kosoves

Malishevë

Dy të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid sot në Malishevë

2021/06/07 - 4:23

Malishevë, 7 qershor 

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Me këtë, numri i personave aktiv është ulur në dy persona. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1123 rate, prej tyre 1069 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 2 persona.