Republika e Kosoves

Malishevë

Filloi asfaltimi i 500 metrave rrugë në Gurbardh

2019/06/25 - 4:15

Malishevë, 25 qershor

Sot në fshatin Gurbardh ka filluar asfaltimi i 500 metrave rrugë. Asfaltimi i dy rrugëve, bëhet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe realizimit të projekteve kapitale. Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit, Bashkim Berisha.

“Këto investime janë pjesë e projekteve të parapara për investime kapitale dhe për rregullimin e infrastrukturës në të gjitha fshatrat e komunës sonë. Tani jemi duke investuar në rregullimin e rrugëve brenda lagjeve, pasi të gjitha fshatrat i kanë rrugët kryesore të ndërtuara”, tha nënkryetari Berisha.

“Asfaltimi i rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët e fshatit tonë, pasi lehtëson lëvizjen e qytetarëve, ndërsa edhe fëmijëve ju lehtëson lëvizjen nga shtëpitë për në shkollë”, tha kryetari i fshatit, Bashkim Berisha.

Ndërsa drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka bërë të ditur se “në këtë loto do të asfaltohen dy rrugë, me gjatësi prej 500 metrave dhe realizohen në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore dhe mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës”.