Republika e Kosoves

Malishevë

Ftesë për pjesëmarrje në Festivalin e Folklorit “ODA E LLAPUSHËS”- edicioni i pestë

2018/07/06 - 3:48

Ftohen rapsodët, ansamblet, grupet, SHKA-të që të marrin pjesë në festivalin gjithëkombëtar folklorik:

’’ ODA E LLAPUSHËS’’, që i kushtohet vlerave të mirëfillta të folklorit shqiptar në Llapushë , të përfaqësuara nga legjendat e folklorit: Sali e Feriz Krasniqi.

Festivali do të mbahet, më 1 dhe 2 gusht 2018, prej orës 19:00, në Malishevë.

 Këshilli Artistik

 

KRITERET PËR PJESËMARRJE

  1. Festivali Folklorik mbarëkombëtar ,,Oda e Llapushës” ka karakter garues. Në konkurrencë marrin pjesë: rapsodët, grupe rapsodësh, shoqëritë artistike, grupe të valleve koreografike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora;
  2. Grupi konkurrues mund të konkurrojë me këngë burimore folklorike;
  3. Secili grup pjesëmarrës mund të prezantohet me këngë në konkurrencë deri në 8 minuta. Grupet e valleve do të prezantohen deri në 7 minuta me valle koreografike. Në festival nuk lejohen të marrin pjesë grupe të fëmijëve;
  4. Interpretuesit duhet të jenë të veshur me rroba kombëtare të trevave nga vijnë, ata duhet të jenë me veshmbathje kombëtare komplete. Interpretimi bëhet live dhe jo play back;
  5. Organizatori i mbulon shpenzimet e ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit në natën e tyre të konkurrimit. Ndërsa,  mbulon vetëm shpenzimet e akomodimit  në  natën konkurruese për pjesëmarrësit jashtë Republikës së Kosovës;
  6. Konfirmimi i pjesëmarrjes së garuesve në Festivalin’’Oda e Llapushës’’ duhet të bëhet deri më 28 korrik 2018 , në orën 15:00;
  7. Konfirmimi duhet të bëhet përmes telefonit në numrat: +377 45- 985-257 dhe   +377 45-985-271. Konfirmimi përmes telefonit bëhet në orarin:  9:00 – 15:00. Konfirmimi me E-mail bëhet në: dkrs_malisheva@hotmail.com