Republika e Kosoves

Malishevë

Gjatë reshjeve në fundjavë uji ka depërtuar në disa objekte

2018/07/09 - 10:19

Malishevë, 9 korrik

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, kryetari Begaj ka kërkuar angazhim maksimal në realizimin e projekteve, ndërsa gjatë raportimeve, u bë e ditur se gjatë fundjavës, për shkak të reshjeve të shiut, është dashur të intervenohet në tri raste, ndërsa uji ka depërtuar nëpër disa objekte.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për ta larguar ujin në shkollën e  Gollubovcit, pastaj në një shtëpi në Plloqicë, si dhe në një rast në Mleqan, kanë ndërhyrë për shkak të zjarrit, ndërsa sipas njoftimeve uji ka depërtuar edhe në një shtëpi banimi në Tërpezë.

Përndryshe, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, ndërsa u tha se janë duke vazhduar të realizohen një varg projektesh kapitale. Për këtë qëllim kryetari Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse që të jenë të angazhuar maksimalisht për realizimin e projekteve sipas planifikimeve dhe të mos shënohen vonesa.