Republika e Kosoves

Malishevë

Higjiena në nivel të duhur në ambientet e çerdhes publike

2018/09/14 - 1:25

Malishevë, 14 shtator

Pas një inspektimi të bërë në çerdhen publike të qytetit, nga ana e  inspektoratit komunal, niveli i higjienës në çerdhe është vlerësuar mirë dhe sipas inspektoratit, higjiena është në nivelin e duhur brenda ambienteve të çerdhes. Ky inspektim është bërë në kuadër të inspektimeve të rregullta të institucioneve dhe në kohën kur fëmijët ushqehen.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, ky inspektim është i rregullt, pasi kjo është çerdhe e vetme publike dhe është hapur pas pushimeve verore. “Inspektorët kanë vlerësuar se higjiena është në nivelin e duhur, ndërsa edhe shërbimi i ushqimit, gjithashtu është në nivelin e duhur”, ka thënë drejtori Kastrati, i cili së bashku me inspektorët komunal, e kanë inspektuar çerdhen.

Përndryshe në çerdhen e vetme në qytetin e Malishevës, janë rreth 80 fëmijë.