Republika e Kosoves

Malishevë

Inspektohen punimet në ndërtimin e aneksit të gjimnazit në Malishevë

2018/07/06 - 2:35

Malishevë, 6 korrik

Në kuadër të realizimit të projekteve me rëndësi në infrastrukturën shkollore, edhe në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e aneksit dhe pritet që ky aneks të jetë i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019. Punimet në gjimnaz, sot i ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe zyrtarët përgjegjës, mbikëqyrës të projektit.

Nënkryetari Berisha, gjatë vizitës, është takuar edhe menaxhmentin e gjimnazit, me të cilët ka biseduar edhe për nevojat tjera që ka objekti i gjimnazit, përfshi edhe riorganizimin e brendshëm të objektit.

“Punimet janë duke ecur mirë dhe sipas dinamikës së paraparë të ndërtimit të aneksit të gjimnazit, dhe nëse punimet ecin sipas kësaj dinamike, besojmë që aneksi do të jetë i gatshëm për 1 shtator”, tha nënkryetari Berisha. Po ashtu, gjatë vizitës, është diskutuar edhe për nevojën për riparimet urgjente brenda objektit ekzistues dhe për riorganizimin e brendshëm të objektit, për tu përshtatur me nevojat që tani ka ky gjimnaz.