Republika e Kosoves

Malishevë

Ka filluar pajisja me mjete për sallat e sportit nëpër shkolla

2018/04/12 - 12:11

Malishevë, 12 prill

Këto ditë ka filluar furnizimi me mjete për sallat e sportit në disa nga shkollat në të cilat janë ndërtuar edhe sallat e sportit. Furnizimin me pajisjet për sallat e sportit, është duke e realizuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Pajisjen me këto mjete, sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Blerim Thaçi.

Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, janë ndarë të kënaqur me këtë furnizim që është duke bërë në sallat e sportit, të cilat janë ndërtuar dhe janë në funksion të nxënësve. Ndërtimi i sallave të sportit është bërë në kuadër të plotësimit të kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie, edhe në lëndën e edukatës fizike dhe është një nga standardet që gradualisht është duke u realizuar në shkollat e Komunës së Malishevës.

Aktualisht, po furnizohen me pajisje sallat e sportit në Damanek dhe në Banjë, në të cilat krahas objekteve të reja shkollore, janë ndërtuar edhe sallat e sportit.