Republika e Kosoves

Malishevë

KBPZHR- Miratoi Planin e punës për vitin 2019

2019/01/10 - 12:00

Malishevë, 10 janar

Në mbledhjen  e  I ( parë )  të rregull, të  Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, që u mbajt ditën e Enjte, dhe u  drejtua nga Kryesuesi i Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Kastriot Berisha, punimet i zhvilloi me këtë: Rend të ditës

Miratimi i procesverbali nga mbledhja paraprake

Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për vitin 2019.

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës për vitin 2018.

Të ndryshme.

 

Anëtarët e KBPZHR-së, pas  miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake, debatuan, shqyrtuan dhe miratuan me ndryshim-plotësime Planin e punës për Komitetin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019, duke kërkuar që ky viti të shënoi një bashkëpunim me drejtorinë e Bujqësisë.

Ata, njëkohësisht shqyrtuan dhe miratuan edhe Raportin e punës për vitin 2018, ku sipas anëtarëve ishte një raport  jo i frytshëm për nga zhvillimi i aktiviteteve bujqësore nga ky Komitet.