Republika e Kosoves

Malishevë

KEP ndihmon çerdhen publike në Malishevë

2018/12/28 - 12:41

Malishevë, 28 dhjetor

Institucioni mikro financiar KEP (Kosovo Enterprise Program), sot e ka ndihmuar çerdhen publike në Malishevë, me mjete të punës. Në ceremoninë e dhënies së këtij donacioni për çerdhen, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për arsim, Blerim Thaçi, të cilët e kanë falënderuar KEP-in për këtë ndihmë konkrete.

“Çdo ndihmë që vjen, është e mirëseardhur dhe na ndihmon edhe neve për krijimin e kushteve sa më të mira në institucionet e tilla, siç është çerdhja. Në emër të kryetarit të komunës, Ragip Begaj, që gjendet në një udhëtim jashtë vendit dhe emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për këtë donacion për çerdhen publike”, ka thënë nënkryetari Berisha, me rastin e pranimit të donacionit.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, e ka falënderuar KEP-in, për këtë donacion, shumë të nevojshëm për çerdhen e vetme  publike në Malishevë.

Donacioni që KEP sot dhuroi për çerdhen publike, është në vlerë prej 940 euro, ku përfshihet një shporet elektrik për kuzhinën e çerdhes dhe tre televizor, për monitorimin e çerdhes dhe nevojat tjera të çerdhes.