Republika e Kosoves

Malishevë

Këshilli Organizativ mbajti mbledhjen për caktimin e aktiviteteve për 16 Qershor në Malishevë

2021/06/07 - 4:28

Malishevë, 7 qershor 

Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e nënkryetarit të komunës, Hajdin Berisha, sot e ka mbajtur mbledhjen ku i ka përcaktuar disa nga aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të shënimit për ditën më të rëndësishme për Komunën e Malishevës.

Këshilli Organizativ,  është formuar me vendim të Kuvendit të Komunës dhe përbëhet nga Kryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, përfaqësuesit e subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës dhe një përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Në këtë takim, Këshilli Organizativ, vendosi për organizimin e disa aktiviteteve kulturore dhe sportive, pastaj për disa nga organizimet me datën 16 Qershor, siç janë mbledhja solemne, ndarja e çmimeve tradicionale, si dhe për organizmin e homazheve dhe nderimeve në vendet e caktuara.

Të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen, do të jenë të kontrolluara dhe duke i respektuar të gjitha masat anti-covid.