Republika e Kosoves

Malishevë

KFDIVM të Luftës së UÇK-së Vizitoi Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të atdheut në Komunën e Malishevës

2020/06/26 - 5:11

Malishevë, 26 qershor

Në mbledhjen  e  IV (katërtë) të rregullt të Komitetit për  Familje  të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve,  të Luftës  së UÇK-së, si dhe Martirëve  të Luftës,  e cila u mbajt sot nënudhëheqjen  e Kryesuese, Vlora Manaj – Krasniqi u debatua,për: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Diskutimi dhe miratimi i Raportit të Punës së Komitetit për vitin 2019. Të ndryshme.

Pas, debatit  nga anëtarët  u miratua,  Raportit i Punës së Komitetit për vitin 2019 dhe u rekomandua për Kuvend.

Në fund u bë një vizitë të Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të atdheut në Komunën e Malishevës, si dhe Komiteti, përmes një deklarate, ngriti shqetësimin për atakimin që po ju bëhet, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Dhomat e Specializuara njëanshëm dhe të motivuara politikisht, nga një i ashtuquajturi Raport i Dic Martit.