Republika e Kosoves

Malishevë

KK i Malishevës del me Deklaratë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër

2020/06/29 - 4:40

Malishevë, 29 qershor

Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e IV të rregullt del me  Deklaratë për Luftën  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaratën  në emër të grupeve të Këshilltarëve  të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës e lexoi,  Sylë  Dukolli, nga  Nisma Social Demokrate.

“Ne anëtarët e Kuvendit  Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas  shpalljes së Pavarësisë së sajë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë edhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe. Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën  Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime”, përfundon deklarata.