Republika e Kosoves

Malishevë

KK i Malishevës vendos për dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë

2019/02/01 - 4:12

Malishevë, 1 shkurt

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka vazhduar mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit dhe ka marrë disa vendime me rëndësi, në mesin e tyre edhe për dhënien në shfrytëzim për dy vite të pishinave në Banjë, kurse vendim tjetër me rëndësi ishte edhe vendimi për inicimin e procedurave për hartimin  Rregullores për organizimin e javës së Diasporës.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, mori vendim edhe për formimin e një komisioni për verifikimin e shpenzimeve, sipas marrëveshjes në mes të komunës dhe Bashkësisë Islame, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit në territorin e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, KK ka marrë vendim edhe për ndarje të lokacioneve, përkatësisht dhënien e hapësirave për shoqatën e pensionistëve të arsimit dhe të Kryqit të Kuq në Malishevë.