Republika e Kosoves

Malishevë

KO për shënimin e 16 Qershorit finalizoi shumicën e aktiviteteve për ditën e Çlirimit të Malishevës

2021/06/09 - 3:51

Malishevë, 9 qershor 

Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e radhës, ku janë finalizuar shumica e aktiviteteve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Malishevës.

Në këtë mbledhje gjithashtu janë marrë edhe vendime-propozime të cilat janë rekomanduar për miratim në Kuvendin e Komunës, e që lidhen me shënimin e 16 Qershorit.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se shumica e përgatitjeve për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve,  kanë përfunduar dhe tani janë duke u finalizuar.