Republika e Kosoves

Malishevë

Komuna e Malishevës dhe KDI pajtohen për bashkëpunim në programin për komunikim me qytetarët

2018/09/12 - 12:04

Malishevë, 12 shtator

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka pritur në një takim pune, delegacionin e Instituti Demokratik i Kosovës, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Ismet Kryeziu, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunim në programin e KDI-së, për qeverisjen lokale, përkatësisht komunikimin me qytetarë, përmes takimeve të drejtpërdrejta.

Fillimisht, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kreziu, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me qëllim e këtij projekti, që qëllim ka mbajtjen e takimeve me qytetarë dhe grupe joformale, përmes së cilave do të mund të hartohen edhe prioritetet për projektet komunale.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të bashkëpunuar në këtë drejtim, pasi kjo e lehtëson edhe punën e komunës. “Ne në këtë drejtim, kemi përvojën e duhur, pasi në vazhdimësi mbajmë takime me qytetarë, e gjithashtu edhe për hartimin e prioriteteve tona dhe tani, së bashku me programin e juaj, do ta kemi edhe më të lehtë realizimin e këtyre takimeve”, tha Begaj.

Sipas KDI-së, në Malishevë janë planifikuar të mbahen 12 takime të tilla me qytetarë dhe grupe jo formale.